×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet kur një burrë gjuan me kallashnikov mbi pjesëtarët e sigurimit të ambasadës së Azerbajxhanit

    Insajderi
    27 January 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pjesëtar i sigurimit është vrarë e dy tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë që ndodhën brenda ambasadës së Azerbajxhanit në Iran, ka njoftuar policia, derisa Bakuja e ka cilësuar si akt terrorist.

    “Sulmuesi depërtoi përmes rojeve dhe vrau kreun e sigurimit me kallashnikov”, njoftoi Ministria e Jashtëm e Azerbajxhanit.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanani ka dënuar ashpër sulmin, duke shtuar se incidenti po hetohet.


    Policia në Teheran ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për sulmin, dhe se është duke kërkuar motivet që mund të kenë çuar të ky sulm, transmeton Telegrafi.

    Gjykatësi Mohamad Shahrirari ka thënë se motivet e sulmuesit ishin personale. Tha se sulmuesi u kishte thënë se gruaja e tij kishte shkuar në ambasadën e Azerbajxhanit dhe se nuk ishte kthyer në shtëpi.

    Kishte menduar se gjendej në ambasadë, e gruaja e tij raportojnë mediat iraniane kishte prejardhje nga Azerbajxhani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark