×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet kur snajperisti ukrainas ekzekuton ushtarët rusë

    Insajderi
    29 October 2022 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Sekret i Ukrainës i njohur si SBU, ka publikuar pamjet e një aksioni ushtarak të një pjesëtari të elitës së snajperistëve.

    Në videon e publikuar më poshtë, snajperisti ukrainas shihet duke ekzekutuar një nga një ushtarët rusë që shiheshin duke ecur në një zonë malore.

    Aty shihen ushtarët duke ecur njëri pas tjetrit si dhe të shtënat nga snjaperi i ukrainasit. Pas çdo të shtëne, nga një ushtar rusë shihet duke u rrëzuar në tokë.

    Madje SBU-ja thotë se aksione të tilla nga kjo njësi elitare, kryhen pothuajse çdo ditë në tërë territorin e Ukrainës.

    Vendi i këtij aksioni ushtarak nuk është bërë i ditur për arsye të sigurisë, sikurse edhe njësia në të cilën vepron ky ushtar ukrainas, transmeton Telegrafi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark