×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet, momenti i rrëzimit të helikoperit rus nga ukrainasit

    Insajderi
    06 September 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video po bën xhiron e rrjetit tregon momentin e rrëzimit të një helikopteri rus Ka-52, me nofkën “Alligator” nga forcat ukrainase. Ushtarët ukrainas përdorin me sukses një raketë RBS-70 të prodhuar nga Suedia për të rrëzuar një helikopter rus pranë fshatit Robotine në rajonin Zaporizhia.

    Një ushtar ukrainas mund të dëgjohet duke urdhëruar “zjarr” dhe disa sekonda më pas dëgjohet një brohoritje. Ngjarja thuhet se ka ndodhur muajin e kaluar në një fushë pranë fshatit të çliruar së fundmi.

    Ndërsa kundërofensiva ukrainase vazhdon, forcat e Kievit kanë raportuar se kanë rrëzuar një tjetër “Alligator” pranë Bakhmut, Donetsk.

    Që nga fillimi i luftës, Rusia besohet se ka humbur gjithsej nëntë helikopterë të tillë, duke përfshirë një në verën e vitit 2022 pranë Kherson.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark