×
  • Showbiz
  • Show

    Publikohet biseda, produksioni e qortoi Luizin për heqjen e litarit?

    Insajderi
    24 February 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një sfide të cilën ua kishte dhënë Vëllai i Madh, Luizi e shkeli, kështu duke shkuar direkt në nominim. Sfida ishte që banoret të ndaheshin në dy grupe dhe të lidheshin me litar, por Luizi nuk duroi dhe e hoqi litarin. Por si duket kjo shkelje e Luizit nuk është pritur mirë nga produksioni i Big Brother.

    Sipas një faqe të Instagrmit e cila menaxhohet nga fansa të Luizit thuhet se e kanë qortuar në orët e hershme të mëngjesit.

    Pse e hoqe litarin, a i ke bërë mirë llogarit”, thuhet në bisedë, shkruan Insajderi.

    Tutje shkruan se “biseda dëgjohet nga dhoma e rrëfimit, aty ku është Luizi, por sipas fansit produksioni ka harruar se fansat e Luizit janë gjithkund”.

    Derisa, thuhet se ka pasur edhe biseda të ndryshme, por ishte e vështirë të kuptoheshin pasi siç thuhet në bisedën e publikuar, zëri ishtë shumë i ulët.

    Por, një gjë e tillë mbetet e pa konfirmuar pasi është vetëm një fanpage i Luizit.

    Ndërkohë që kujtojmë se përpos Luizt, edhe Olta pas disa orësh e hoqi litarin, duke shkuar të dytë në nominim automatikisht. /Insajderi/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark