×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Publikohet fotografia e boksierit shqiptar që vdiq në Gjermani

    Insajderi
    04 January 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lajm i trishtë ka ardhur nga Gjermania. Disa punonjës në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete pranë një hekurudhe dhe me plagë të marra nga një thikë.

    Ndërkohë është zbuluar se bëhet fjalë për ish-kampionin në boks për zonën e Norbayerit të Gjermanisë, boksierin shqiptar Liridon B. (23 vjeç), raporton “Bild”.

    Ai ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.

    “Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”, deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark