×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Publikohet kënga e re e Luiz Ejllit (Video)

    Insajderi
    07 September 2023 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Amanet”, kënga më e fundit e Luiz Ejllit sapo është publikuar në kanalin e këngëtarit, në “Youtube”.

    Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”. Mesa duket edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.

    “Nëna ma tha vetë, amanet, amanet

    Duaje sa të kesh jetë, amanet, amaneta

    Shkuan ditë, shkuan netë

    Dashnia e vërtetë, amanet, amanet

    Më kujtohet dita kur i pashë ata dy su

    Me shpirt e ndieva, kisha me u lidh me ty

    Leji, leji, ata çfarë thonë…

    Sytë e tu, s’du me pa lotë

    Të betohem, kam me të dash sot e mot”, janë disa nga vargjet e këngës.

    Që pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin e parë, Luiz Ejlli është rikthyer në tregun muzikor, me këngë të reja dhe koncerte të shumta. Më herët, ai ka publikuar “Me ty”, “Përjetësisht” dhe “Dedikim”, të gjitha dedikime dashurie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark