Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e këtij muaji.
“Dardanët” më 10 nëntor e zhvillojnë miqësoren kundër Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa katër ditë më pas e luajnë ndeshjen e fundit eliminatore për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë.
Stërvitja e parë mbahet të hënën, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.