×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet momenti kur Valon Zymberi sulmon edhe një tifoz tjetër të Dritës

    Insajderi
    25 April 2024 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi bashkë me disa persona tjerë kanë sulmuar fizikisht një tifoz tjetër të Dritës pas ndeshjes.

    Zymberi bashkë me disa persona sulmojnë ashpër tifozin.

    Ndryshe, Drejtori i “FC Drita”, Valon Zymberi dhe kryetari i tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti janë ndaluar për 48 orë pas një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në një kafiteri në Gjilan.

    Lajmin për ndalimin e tyre e ka konfirmuar për Insajderin, Zyra për Informim në Gjilan.

    Ju konfirmojme se tre te dyshuarit qe jane arrestuar nga Policia e Stacionit Policor Gjilan per rastin e ndodhur dje në nje kafiteri te qytetit rreth ores 18:10hrs ju eshte shqiptuar masa e ndalimit prej 48 oreve nga Prokurori i Shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

     Ndalimi i tyre ka ardhur pasi të mërkurën në mbrëmje, drejtori sportiv i FC Dritës, Valon Zymberi bashkë me disa persona tjerë kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve, Intelektualët, Taulant Byqmetin në vendin e tij të punës.

    Valon Zymberi e Intelektualët nuk kanë marrëdhënie të mira së fundmi, teksa ky gjest eksalon situatën mes tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark