×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Publikohet në gazetën zyrtare rregullorja që mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën

    Insajderi
    25 April 2023 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është publikuar në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian rregullorja e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën, ku sipas nenit 2, ajo hyn në fuqi më 15 maj 2023.

    Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha tha se kjo do i lejojë mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës për të ndërmarrë fushat e nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen.

    Sipas tij, kjo do i jap kohë edhe autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024.

    Më 19 prill, është nënshkruar akti ligjor përmes së cilit edhe ligjërisht Kosovës i janë liberalizuar vizat.

    Liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në datën e funksionalizimit të sistemit ETIAS por jo më vonë se 1 janari 2024, pra, edhe nëse ky sistem nuk hyn në funksion deri në atë datë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark