×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohet një video e ushtarëve rusë: Ndihmë, na dërguan në front pa stërvitje

    Insajderi
    12 August 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, publikoi një video të ushtarëve rusë që kërkonin ndihmë nga autoritetet, sepse ata ishin dërguar në front pa stërvitje dhe pajisje.

    “Ata na mobilizuan nga zona të ndryshme të rajonit të Moskës dhe na dërguan në Ukrainë praktikisht pa asnjë stërvitje ushtarake. Në vend që të na stërvitnin, ne hapëm istikame, ndërtuam dhe mbajtëm pajisje atje për 10 muaj. Nuk iu nënshtruam asnjë taktike, mjekësore apo ushtarake stërvitje”, tha ushtari rus, transmeton Telegrafi.

    “Kemi dy javë që jemi në vijën e frontit. Nuk kemi municion të mjaftueshëm, armë, pajisje mjekësore, ushqime. Kemi humbje të mëdha. Kemi humbur gati 40 për qind të njerëzve tanë. Vetëm këta ushtarë këtu kanë mbetur nga toga ime. Çfarë të them? Kërkojmë ndihmën tuaj”, shtoi ai.

    “U shqetësova shumë pasi na morën celularët, kështu që ne nuk mund ta regjistronim këtë kërkesë. Unë kërkoj ndihmën tuaj që vëllezërit dhe djemtë tuaj të kthehen të gjallë”, tha për fund ushtari rus.

    Ndryshe lufta në Ukrainë po vazhdon, ku nga të dyja palët çdo ditë raportohet për të vdekur apo të plagosur. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark