×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet parashikimi i motit për këtë javë

    Insajderi
    29 October 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve të ardhshme.

    Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

    Të mërkurën do të mbajë mot i vranët. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit (rrezatimit tokësor).

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

    Ditën e enjte do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale të shkurta diellore. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

    Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

    Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10 metra për sekondë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark