×
  • Lajme
  • Insajderi

    Publikohet videoja që tregon se si “po e ndiqte arave” gazetarja Kurtin

    Insajderi
    13 October 2022 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti pas takimit që zhvilloi sot me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak vizitoi edhe një bujk në Miresh të Gjilanit, për të mbjellat vjeshtore.

    Pas kësaj vizite Kurti, beri një postim në rrjetin social Facebook, ku tha se teksa po bisedonin me bujqit, një gazetare e ndiqte arave dhe me insistim te madh po e pyeste për Lajçakun.

    ‘’Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit,’’ ka thënë Kurti.

    Në videon e publikuar nga ‘’RTV Dukagjini’’, gazetarja e pyet Kurtin, se çfarë biseduat me zotërinë Lajçak.

    Momenti kur gazetarja e pyet Kurtin, se çfarë biseduat me zotërinë Lajçak

    Ndërsa Kurti, shihet i befasuar më këtë pyetje duke thënë se ‘A edhe në ara të Mireshit, Lajçaku, a po kupton. Kqyre traktoristi këtu a po kupton’’. Në prapavije ministri Peci, shihet duke qeshur më këtë përgjigje të Kurtit.

    Por gazetarja ia kthen se s’po kemi ku të bëjmë pyetje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark