×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Publikoi fotografitë e një vajze në Telegram dhe WhatsApp, arrestohet një person në Gjilan

    Insajderi
    06 February 2024 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fotografimi apo incizimet e tjera të paautorizuara”.

    Personi i arrestuar është 19 vjeçar dhe është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë të caktohet masa për sigurimin e të pandehurit.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

    “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, për këtë rast ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara’’, nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark