×
Show / Fashion

Puçrra, kokëdhembje, therje: simptomat më pak të zakonshme të koronavirusit

Insajderi
07 May 2020 - 09:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata Botërore e Shëndetësisë liston mes simptomave më të zakonshme të COVID-19 ethet, plogështinë dhe kollitjen e thatë. Të tjerat përfshijnë rrjedhjen e hundëve, djegien në fyt, telashet nazale, dhimbjet, diarrenë dhe humbjen e shqisës së shijimit apo të nuhaturit. Por ka edhe simptoma të tjera më të pazakonshme, që janë manifestuar te pacientët.

“Thembra e COVID-it”

Pacientët në disa vende kanë raportuar për shpërthim puçrrash në shputa, shpesh të pashoqëruara me ndonjë simptomë të zakonshme të virusit. Kjo simptomë është quajtur si “thembra e COVID-it”. Puçrrat ngjasojnë në shpërthime të imta të kuqe dhe vjollcë dhe mund të vërehen anash ose poshtë shputës, ose edhe në duar dhe gishtërinj.

“The European Journal of Pediatric Dermatology” ka raportuar për një “epidemi” rastesh në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve në Itali. Është thënë se ndryshe nga puçrrat e tjera të imta, të lidhura me koronavirusin, këto nuk ishin vërejtur më parë.

Sy “të trëndafiltë”

Konjunktiviti ka qenë një prej simptomave të rralla të COVID-19, me pjesëza virale që janë gjendur në lot. Në Britani të Madhe, Kolegji Mbretëror i Oftalmologëve dhe Optometristëve ka vlerësuar: Dihet se çfarë infeksionesh në traktin e lartë respirator mund të rezultojë me konjunktivit viral, si komplikim dytësor, dhe kjo ka ndodhur edhe me COVID-19. Sidoqoftë, nuk ka mundësi që një person mund të shfaqej me konjuktivit dytësor me COVID-19, pa simptoma të etheve dhe kollitjes së vazhdueshme, meqë konjunktiviti duket se është tipar i vonshëm kur të shfaqet.

Livedo ose nekroza

Një studim i rivlerësuar spanjoll, botuar javën e kaluar në “British Journal of Dermatology” ka zbuluar se gjashtë për qind e 375 rasteve të ekzaminuara kishin livedo, vdekje e indit trupor për shkak të mungesës me furnizim gjaku, ose livedo, çngjyrosje e lëkurës. Lëkura mund të ketë acarime të purpurta ose të kuqe. Në studim është mësuar përgjithësisht se në pacientët e moshuar të prekur nga COVID-19, këto shenja ishin më të dukshme. Megjithatë, kjo nuk ishte konsistente në krejt rastet dhe nekroza është gjetur edhe te disa persona me koronavirus, të cilët nuk kishin kërkuar ndihmë spitalore.

Marramendje/kokëdhembje

Një studim me 214 pacientë në Kinë, botuar muajin e kaluar në “Jama Neurology”, ka zbardhur se vetëm një e treta (36.4 për qind) kishin përjetuar simptoma neurologjike, si marramendje ose kokëdhembje, duke e ngritur në 45.5 për qind te ata me infeksione të ashpra me koronavirus. Duke komentuar hulumtimin, Jan Jones, profesor virologjie në Universitetin e Readingut, ka thënë: “Ndodh, por nuk ka të bëjë përgjithësisht me atë çfarë se shkaktojnë koronaviruset. Në këtë moment, komplikimet neurologjike mund të konsiderohen në rastin më të mirë pasojë e ashpërsisë së sëmundjes COVID-19 sesa një shqetësimi ri i veçuar”.

Ndjenjë shpimi

Disa pacientë janë ankuar për ndjesi si të therjes me gjilpërë ose edhe ndjenjë të djegies.

Mjeku Valeed Javaid, drejtor i parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve ngjitëse në spitalin e “Mount Sinai” në New York, ka deklaruar se kjo mbase ka ndodhur më shumë si rezultat i reagimit të trupit ndaj COVID-19 sesa simptomë e shkaktuar nga vetë virusi.

“Ka një reagim të gjerë imuniteti që po e shohim tani. Qelizat tona të imunitetit aktivizohen me qëllim që shumë kimikate lirohen nëpër trupin tonë dhe mund të paraqesin ndjejnë shpimi. Kur reagon imuniteti ynë, njerëzit kanë ndjesi të ndryshme. Kam dëgjuar përvoja të ngjashme në të kaluarën me sëmundje të tjera”.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark