×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Punë intensive apo dorëzim” – Çka deklaroi njëri nga sulmuesit e Sylës para trupit gjykues

    Insajderi
    19 April 2023 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pasi u sulmua gazetari Valon Syla, Policia e Kosovës arriti t’i arrestojë tre të dyshuarit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se “pas një pune intenzive” u arritë ky rezultat. Por një nga sulmuesit e Sylës ka deklaruar se me t’i telefonuar policia ata nuk kanë rezistuar dhe janë dorëzuar, shkruan Insajderi.

    Okan Hasani para trupit gjykues ka deklaruar se kanë qenë në dijeni për lajmet e publikuara për rrahjen e Sylës, si rrjedhojë më të pranuar telefonatën nga policia, ai thotë se janë dorëzuar.

    Nuk e pranoj paraburgimin e para se na nuk kena pas mu arratis por qysh ka ndodh rasti e shpjeguan edhe këta, na edhe mas rastit kena qarkullu lirshëm, i kena pa lajmet edhe krejt dhe skena tentu me u arratis ose diçka, masi na ka ardhë telefonata prej policisë na skena rezistuar kena pranu kanë ardhë na kanë marrë, edhe për zhdukjen e provave na e pranojmë ashtu si na shpjeguan”, ka thënë 24 vjecari përcjell Insajderi.

    Ndërkohë me 12 prill, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla shkruante se “Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”.

    Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht të martën e mbrëmjes së 11 prillit nga tre persona në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Tashmë ndaj sulmueseve të tij Okan Hasanit, Kenan Hasani e Lum Dervishit është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

    Dosja e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark