×
  • Lajme
  • Insajderi

    Punëtorëve shëndetësorë u vazhdohen shtesat prej 10 për qind

    Insajderi
    26 January 2022 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për vazhdimin e pagesës shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik.

    “Pika e 9 e rendit të ditës sot është shqyrtimi i propozim vendimit për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistë shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën janar-qershor 2022 në zbatim të masës 4.1 ,mbështetja e shëndetësisë lidhur me pakon e ringjalljes ekonomike”, tha Kurti.

    Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo pikë duhet vetëm të vazhdohet pasi që ka përfunduar viti fiskal dhe tashmë jemi në një vit të ri fiskal me buxhet të ri.

    “Ky vendim bënë vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e kaluar, vetëm se kësaj radhe duhet të vazhdohet pasi që ka përfunduar viti fiskal dhe tani jemi në një vit të ti fiskal me buxhet të ri.

    Murati tha se me këtë propozim-vendim parashihet ndarja e mjeteve, dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë fillimisht apo deri në hyrje në fuqi të Ligjit të Pagave

    Pas kësaj me shumicë votash u miratua ky propozim-vendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark