Deri më tani punëtorët e njësive të tjera të Trepçës nuk i kanë marr pagat. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin kryetari i Sindikatës së punëtorëve në këtë ndërmarrje,…
Deri më tani punëtorët e njësive të tjera të Trepçës nuk i kanë marr pagat.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin kryetari i Sindikatës së punëtorëve në këtë ndërmarrje, Shyqyri Sadiku.
“Përveç punëtorëve të minierës me flotacion në Stan Tërg që i kanë marr pagat e muajit të kaluar, deri më tani punëtorët e njësive të tjera të Trepçës nuk i kanë marr pagat. Jemi në pritje që të dalin pagat”, ka thënë Sadiku.
Ndryshe, dje kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, ka thënë se të hënën parashihet që të transferohen paratë nga buxheti i shtetit dhe do të bëhen pagesat për të gjithë punëtorët e Trepçës.
Telegrafi ka provuar ta merr një përgjigje nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, por nuk ka qenë i qasshëm.