×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Punëtori e sulmon brutalisht konsumatorin, përleshje në “QTA” në Mitrovicë

    Insajderi
    25 November 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje në marketin “QTA” në Mitrovicë, dyshohet se ka ndodhur një rrahje.

    Në rast janë përfshirë një punëtor dhe një klient, të cilët janë kapur pas një zënke që dyshohet se kanë pasur mes vete.

    Sipas Sinjalit bëhet fjalë për punëtorin e dyshuar Enver Haziri, i cili dyshohet se e ka sulmuar brualisht konsumatorin Visar Morina, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Në shenjë revolte klienti i dyshuar i ka thyer xhamat e marketit, ku për pasojë situata është tensionuar dhe është njoftuar Policia.

    Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

    Ndaj punëtorit të dyshuar, Prokurori i Shteti ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark