×
  • Lajme
  • Insajderi

    Punëtori që vdiq në Prizren ishte pjesë e kompanisë Cima Construction, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

    Insajderi
    27 August 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka intervistuar tre të dyshuar lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

    Në raportin e Policisë, thuhet se rasti është rikualifikuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

    Rasti i raportuar “Hetim i vdekjes” është ri kualifikuar si më lart dhe lidhur me te janë intervistuar tre te dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy te dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se, ngjarja tragjike ka ndodhur të premten e 25 gushtit në Prizren. Një punëtor u gjet i vdekur rreth orës 21:00 në vendin e tij të punës nga një koleg dhe i afërm i tij.

    Viktima me inicialet Sh.G ishte rreth moshës 30 vjeçare nga Suhareka. Ai ishte pjesë e kompanisë Cima Construction.

    Nga kompania Cima Construction e kanë konfirmuar rastin.

    Po, është e vërtetë. Punëtori ka rënë nga lartësia. Me pjesën tjetër po merret Policia”, ka thënë dje menaxheri i kompanisë për Sinjalin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark