×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    ​Punimet në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s, Rama: Janë krijuar 400 vende pune

    Insajderi
    19 December 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kuçovë vijon puna për ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj baze, e cilësuar si një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale.

    Rama tha se “në kantierin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë”.

    Baza e Kuçovës jo vetëm do të rikthejë lavdinë e dikurshme të atij aeroporti, por do jetë edhe baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

    Investimi prej 50 milionë euro në bazën ajrore të Kuçovës mundëson transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak me standardet e NATO-s. Ky investim do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik e social të gjithë kësaj zone, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë së fundit, jo vetëm do të thotë më shumë punësim, por edhe më shumë ekonomi e konsum në një rreze të caktuar rreth saj./ATSH

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark