×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Punimet në rrugën Prishtinë-Pejë, policia arreston 3 persona

    Insajderi
    22 April 2024 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit po pengonin punimet në rrugën Prishtinë – Pejë.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot janë arrestuar 3 persona në Gllarevë, të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugë”, tha ai.

    Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e tre fshatrave Rixhevë, Kijevë dhe Stapanicë janë duke protestuar për mos devijimin e kësaj rruge duke i kërkuar qeverisë që të mos ua mbyll bizneset.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark