×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pushimet iu prishën nga flakët, kryeministri grek ka një ofertë për turistët

    Insajderi
    02 August 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zjarret në Rodos shkaktuan panik dhe u prishën pushimet qindra turistëve, por teska situata duket se është normalizuar kryeministri grek ka një ofertë për ta.

    Kyriakos Mitsotakis ka marrë vendimin që të gjithë turistët, të cilëve iu prishën pushimet për shkak të zjarreve, vitin e ardhshëm do të kenë mundësinë që të bëjnë një javë pushime falas.

     “Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve”, tha kryeministri.

    Greqia është një vend i sigurt ishte mesazhi kryesor i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark