×
  • Sport
  • Sport

    Pushohet nga puna kryeredaktorja e revistës “Die Aktuelle”, botoi intervistën ‘ekskluzive’ me Michael Schumacher…

    Insajderi
    23 April 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Botuesit e revistës gjermane “Die Aktuelle” kanë shkarkuar nga puna kryeredaktoren, i cili publikoi në faqen e revistës një ‘intervistë’ të realizuar me Michael Schumacher, e cila ishte krijuar nga inteligjenca artificiale. Pasi shkarkuan nga puna kryeredaktoren Anne Hoffmann, botuesit e revistës i kërkuan falje familjes legjendës së Formula 1.

    Familja e Schumacher tha gjatë kësaj jave se do do të ngrinin padi kundër revistës ‘Die Aktuelle’, pronësi të grupit mediatik Funke. Drejtoresha Funke Bianca Pohlmann, tha se ai artikull nuk duhej të ishte publikuar dhe njoftoi shkarkimin e kryeredaktores.

    “Ky artikull pa shije dhe mashtrues nuk duhej të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk i plotëson standardet e gazetarisë që ne dhe lexuesit tanë presim nga një botues si Funke. Si rezultat i publikimit të këtij shkrimi do të merren pasoja të menjëhershme për personelin. Kryeredaktorja e Die Aktuelle, Anne Hoffmann, e cila mban përgjegjësinë gazetareske për gazetën që nga viti 2009, do të lirohet nga detyra që nga sot”, tha ajo.

    “Die Aktuelle” publikoi atë që e quajti “intervistën e parë” me Schumacher që kur pësoi aksidentin në dhjetor 2013, teksa bënte ski në Alpet franceze. Ish-kampioni i botës që atëherë nuk është parë publikisht, pasi bashkëshortja e tij, Corinna, insiston që ta mbrojë nga publiku në vilën familjare në Zvicër, duke mos ditur me siguri se në çfarë gjendje fizike ndodhet ish-piloti 54 vjeçar.

    Në fund të shkrimit pranohet se deklaratat e botuara janë të rreme dhe se gazetarët e revistës nuk kanë folur me Schumacher dhe as me askënd në familje. Intervista ishte online. Në një faqe që ka të bëjë me Inteligjencën Artificiale”, mund të lexohet në të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark