×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushteti diskriminoi komunat në ndarjet buxhetore, Totaj: VV po harron se votat i mori edhe nga këto komuna

    Insajderi
    12 December 2023 - 15:42
    Shaqir Totaj
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e ka quajtur qasje ‘joprofesionale, jo korrekte dhe arrogante’, ndarjen buxhetore sa i përket investimeve të reja kapitalit të nivelit qendror nga Qeveria e Kosovës për vitin 2024.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Totaj ka thënë se partia në pushtet ka ‘harruar që ka marrë vota për fitore edhe në këto komuna’, për të cilat ka marrë kritika të mëdha për ndarje të njëanshme të buxhetit komunal.

    Këtë e komentoj si një qasje totalisht jo profesionale dhe jo korrekte dhe shumë arrogante sepse  12 për qind të numrit të banorëve  dhe 14 për qind të territorit të Kosovës ipen 60 për qind të investimeve kapitale në vitin e ardhshëm. Ndërsa komunat më të mëdhaja të Kosovës si Prishtina, Prizreni, Peja, Ferizaj, gjakova, Mitrovica. Pothuaj se anashkalohen komplet. Qeveria nuk ka bërë punë të mirë dhe mendoj se përveç mungesës së profesionalizimit është një demonstrim i një arrogance të pakuptim dhe për mua të pa precedent deri me tani. Kjo parti që është në pushtet ka harru që ka marr vota për fitore  në zgjedhje nacionale edhe në këto komuna”, ka thënë Totaj për Gazetën Insadjeri.

    22 komuna u shprehen të pakënaqura me ndarjen buxhetore për vitin 2024.

    Në analizën e GAP-it për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore, thuhet se edhe këtë vit mbi gjysma e 21.8 milionë euro është orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime).

    “Investimet e reja kapitale janë një indikator i qeverisë aktuale në shpërndarjen e investimeve, si dhe tregojnë orientimin e tyre, për dallim nga projektet e vazhduara kapitale që paraqesin buxhetimin nga qeveritë e kaluara. Historikisht, është vërejtur një tendencë e partive aktuale udhëheqëse të qeverisë të favorizojnë komunat që udhëhiqen nga po e njejta parti. Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro.” – thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark