×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Pushteti e emëroi asamblistin e VV-së aksionar në stacionin e autobusëve, ai i përdorte për të trafikuar drogë”

    Insajderi
    15 August 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas arrestimit në Shqipëri të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, nën posedimin e 10 mijë dozave të drogës.

    Mustafa ka thënë se Mujeci ishte emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe i përdorte ata autobusë për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës.

    “Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së”, ka ironizuar ai duke marrë shkas edhe me një fjalim të “çuditshëm” të Kryeministrit Kurti, para pak ditësh, në Tetovë.

    “Asambleisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve, përdorte këta autobusë për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës, ku dhe u arrestua i zënë me 10.000 doza droge! 10.000!!! Qysh e kishte emëru’ tipi drogën? LV. #ErlliDita #LVV”, shkruan ai.

    Asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci së bashku me katër persona të tjerë u kap në Shqipëri pasi i kishin kaluar nga Kosova në Tiranë, 11 mijë e 300 doza ekstazi.

    Policia dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë.

    Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark