×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Droga e mbështjellur me Louis Vuitton- Sa e shiste një dozë drogë asamblesiti i Vetëvendosjes?

    Insajderi
    15 August 2023 - 11:59

    Një operacion i madh është realizuar nga Policia e Shqipërisë, nga i cili janë arrestuar pesë persona, nën dyshimet se kanë poseduar 10 mijë doza ekstazi. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, njëri prej tyre asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.

    Droga siç njoftoi policia ishte e mbështjellur me logo të brendit “Louis Vuitton”.

    Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

    Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

    Përveç Mujecit në pranga kanë rënë edhe Mithat Ramadani, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark