×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pushteti është tepër i madh për zotësinë e Qeverisë Kurti”

    Insajderi
    23 September 2021 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti ka folur për shkarkimin e 12 ambasadorëve që u bë në maj të këtij viti.

    Sipas Hamitit ky veprim tregon se kjo qeveri nuk i ka matur punët mirë.

    “Ngecjet e këtij soji, kjo lloj sjellje ndaj diplomacisë kjo pa përgjegjësi – sepse ti shkarkosh 12 ambasadorë do të thotë dhe se do të kryesh emërime të tjera dhe sdo të ketë boshllëk dhe kjo të ndodh, kjo flet për një qeveri që nuk I ka matur punët mirë, e ka krejt dhe drejt pushtetin siç kanë qejf ta thonë, por është pushtet tepër i madh për zotësinë e tyre siç po shihet”, ka thënë ai për InDoks.

    Ai thotë se lënia bosh në 12 shtete flet për paaftësinë e Qeverisë Kurti për qeverisur si jashtë si brenda.

    “Kështu qe tek e puna e njohjeve dhe ç’njohjeve kjo është punë e qeverisë sigurisht që përfaqësimi i mirëfilltë I Kosovës në vendet ku ka ambasada apo përfaqësi të tjera është shumë i rëndësishëm, mirëpo kjo lloj sjellje e kësaj qeverie tregon se këta janë të pa zotë për të qeverisur edhe në punët e brendshme edhe të jashtme”, shpjegoi ai.

    Hamiti ironizoi me çështjen e prioriteteve që kishte shprehur kjo qeveri derisa shtoi se edhe kjo flet për paaftësi të qeverisjes aktuale.

    “….ju kujtohet patën thënë se nuk do të shkohet në dialog pa kërkuar Serbia falje për krimet, shkuan në dialog, pas kanë thënë është prioritet i 6 apo 7 po del se i është bërë prioritet i parë pa dashur sepse iu është imponuar si i tillë dhe ka gjetur këtë qeveri dhe njerëzit, protagonist të kësaj qeverie në punët e jashtme të paaftë, të pa përgatitur ky është problem”, deklaroi ai.

    Lexo edhe:

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark