×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Pushteti ndryshoi VV`në – Si po vlerësohen të rrezikshme nga Qeveria Kurti idetë e opozitarit Albin Kurti?

Insajderi
20 July 2022 - 13:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Mbledhja e të hyrave të shtetit në kurrizin e rënduar të popullit. Kjo po u duket mëse e arsyeshme pushtetarëve të sotëm në Kosovë, të cilët sa ishin në opozitë premtonin heqjen e TVSH-së e akcizën për produketet bazë. Kurti si opozitar e kishte zgjidhjen e gatshme, për lehtësimin e jetës së qytarëve përmes zvoglimit dhe heqjes se TVSH-së, por në momentin e parë që u përball me rritjen ekstreme të çmimeve e harroi këtë zgjidhje. Varësit e tij, madje thonë se s`bëne të hiqet asesi TVSh- ja pasi që do të bien të hyrat e shtetit. Madje japin edhe shembuj se si mund të përfundonte shteti. “Me heq TVSH-në përfundojmë si Sri-Lanka”, thotë shefi i financave, Hekuran Murati.

Në kohën kur Albin Kurti ishte në opozitë gjente zgjidhje të shpejta se si duhet shtetit t`u dal në ndihmë qytetarëve për tua lehtësuar jetesën. Për të gjitha produketet bazë premtonte zvoglimin e madje edhe heqjen e TVSh-së.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje do të lirohet buka, qumështi e vaji”, kjo deklaratë e famshme e Albin Kurtit sa ishte në kohë fushate na e kujton menjëherë cmimet se sa do të binin nëse Kurti do e merrte  pushtetin atëherë.

Ai thoshte madje se:

“Edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent”.

Krejt kjo pasi sipas tij, “TVSH bëhet zero për gjërat elementare ushqimore”.

Ndërsa sot si për ironi të fatit, qytetarët në Kosovë po paguajnë 50 cent madje edhe 60 centë për një bukë, vaj ushqimor 2.82 centë, vezë 3.90 centë, qumësht 1.30 centë, oriz 1.15 etj, shkruan Gazeta Insajderi.

Programi zgjedhor i Kurtit për këtë pikë, jo vetëm nuk u zbatua me heqjen e Tatimit mbi Vlerën e shtuar. Por sa erdhi në pushtet, e populli u përball me rritjen ekstreme të çmimeve të produkteve bazë, nuk bëri asgjë tjetër për ta lehtësuar barrën e tyre.

Kurti tash si kryeministër thotë se TVSH-së dhe akcizës, nuk është politikë e dobishme.

“Heqja e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojmë politikë të dobishme, sepse nuk u ndihmon atyre që janë më së shumti në nevojë. Dhe rasti i Gjermanisë ka treguar se çfarëdo heqjen e tatimit të naftë nuk i ndihmon më së shumti qytetarëve, përkundrazi mund të rris fitimin e tregtarëve”, tha ai.

Tutje shtoi se Qeveria dëshiron të ndihmojë qytetarët dhe jo tregtarët.

“Dëshirojmë që me politika sociale t’i ndihmojmë qytetarët dhe jo duke bërë hamendësime, të cilat në fund shndërrohen në superprofit për tregtarët e aspak lehtësime për qytetarët”, tha ai.

Edhe propozimet e opozitës për ta heq TVSh-në po i kundërshtojnë fuqishëm.

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe shefja e grupit parlamëntar të partisë së tij, Mimoza Kusari, zëshëm dolën kundër propozimeve për heqjen e Tatimit Mbi vlerën e shtuar ndaj produkteve bazë.

Murati: Ulja e TVSH-së apo akcizës nuk reflektohet në zbritje të çmimit tek konsumatori.

Thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve. Kështu tha fillimisht Ministri i Financave Hekuran Murati, i cili kundërshtoi thirrjet për heqjen e TVSh-së dhe akcizës.

“Thirrjet e opozitës që Qeveria të ulë TVSH-në apo akcizën në naftë ose produkte tjera, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve. Përkundrazi, një veprim i tillë vetëm sa do të trashte fitimet e tregtarëve në njërën anë, dhe do të kufizonte mundësitë e shtetit që t’i mbështesë familjet në nevojë në anën tjetër”.

“Ulja e TVSH-së apo akcizës në situata inflacionare, jo domosdo reflektohet në zbritje të çmimit tek konsumatori”, tha Murati.

Ai madje thotë se që nga marrja e mandatit, si Qeveri nuk kanë ngritur as edhe një taksë të vetme, madje as TVSH-në, e as akcizën e naftës.

Por sipas tij, ulja e TVSh-së nuk është zgjidhje dhe se ajo nuk do të përfitonin qytatetarët.

“Dëshminë më të mirë për këtë e kemi parë përgjatë tërë vitit të kaluar, kur me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë Hoti, TVSH-ja për bizneset e gastronomisë ishte ulur nga 18% në 8%, për tërë vitin 2021. Përkundër kësaj, për asnjë moment çmimet e kafesë dhe produkteve tjera të gastronomisë nuk u zbritën, sepse e tërë ulja e TVSH-së u kthye në marzhë shtesë të fitimit për bizneset”.

“Pra, nga ulja e TVSH-së, konsumatori s’kishte fituar asgjë, shteti kishte humbur tatime që përndryshe do t’i mblidhte, dhe kësisoj shteti kishte më pak buxhet për të ndihmuar të varfrit”, thotë Murati.

Murati: Me heq TVSH-në përfundojmë si Sri-Lanka

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se ka shtete që për shkak të premtimeve që të fitojnë zgjedhjet, kanë hequr TVSH-në dhe më pas kanë bankrotuar, duke përmendur si shembull krizën në Sri-Lanka.

Sipas Muratit, nëse Kosova heq taksat si përgjigje ndaj krizës ekonomike, do të përfundonte si Sri-Lanka

“Me heq gjitha taksat përfundojmë si në Sri-Lank.Ka shtete që për shkak të premtimeve mi fitu zgjedhjet heqin taksat dhe shteti bankroton. Shteti mbahet me tatim, ne si shqoëri paguajmë të gjithë tatime dhe me to të sigurojmë shërbimet bazike dhe publike”, ka thënë Murti gjatë një interviste në ATV.

Ai tha se nëse ulet TVSH-ja, përfitojnë më shumë të pasurit se sa ata që kanë nevojë.

“Tatimet janë mbledhje për rishpërndarje, nëse e zvoglon TVSH-në i be që ke mbeshtet si atë që ka nevojë si atë që është i pasur e nuk ka nevojë, bile i bie që ky i pasuri të fitojë më shumë nga heqja e tatimit”, ka deklaruar ministri.

“Me heqjen e TVSH-së, zvoglohen të hyrat e shtetit”

Pikërisht në seancën e kuvendit ku po diskutohej për ngritjen e çmimeve, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se si parti nuk e përkrahin propozimin e LDK-së për uljen e akcizës në derivate dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet esenciale.

Madje ajo sugjeronte që kuvendi t`I trajtoj me seriozitet temat që e prekin qytetarin.

Ndërsa vendim i tyre kundër heqjes së TVSH-së,  sipas saj, është për shkaka se me aplikimin e heqjes së TVSH-së do të ndikoheshin të hyrat e shtetit.

“Sa i përket diskutimit të sotëm për reduktimin e akcizës dhe normës së TVSH-së për derivate dhe për produkte esenciale. Është mirë të tregojmë se si kanë performuar të hyrat e shtetit në këtë periudhë. Të hyrat janë rritur”.

“Masat nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike që kanë filluar në vitin 2021 janë duke u aplikuar në vitin 2022. Me aplikimin e heqjes së TVSH-së do të ndikohen të hyrat e shtetit dhe do të ketë më pak të hyra e rrjedhimisht shpërndarje më të vogël të këtyre të hyrave”, u shpreh Kusari-Lila në seancën e Kuvendit.

Ajo madje tha se partia në pushtet propozon që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë.

“Ne kërkojmë që të  iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, si: drithërat, krypa, produktet e qumështit, vaji e të tjera”, tha Kuari-Lila. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark