×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pushteti ngre lartë flamurin e bardhë të dorëzimit”

    Insajderi
    15 August 2022 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas rikthimit të reduktimeve me energji elektrike, qysh mëngjesin e sotëm 6 me rrym dhe 2 pa rrym sic u njoftua të dielën mbrëmë nga KEDS.

    Halimi thotë seqeveria e ka ngritur flamurin e bardhë të dorëzimit.

    “Partia në pushtet nuk mund të merret me krizën e energjisë elektrike e çmimeve, mbase problemet e qytetarëve nuk janë tema ‘interesante’ për përsiatjet e ligjërimet e kryeministrit!”, tha Halimi.

    Postimi i plotë i Halimit:

    Pushteti ngre lartë flamurin e bardhë të dorëzimit
    Fillim javën e nisim me reduktime të energjisë elektrike! Në mes të gushtit, familjeve të vendit tonë për pos krizës së çmimeve të larta të produkteve esenciale për jetë; tani i shtohet edhe ngarendja për ta zënë rrymën e kryer obligimet e përditshmërisë që po i rëndohet çdo ditë e më shumë.
    Partia në pushtet nuk mund të merret me krizën e energjisë elektrike e çmimeve, mbase problemet e qytetarëve nuk janë tema ‘interesante’ për përsiatjet e ligjërimet e kryeministrit!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark