×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vlora Çitaku për fillimin e reduktimeve të energjisë: Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit

    Insajderi
    15 August 2022 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga sot në Kosovë do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike. Dhe, lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social, Facebook tha se dikush duhet të jap llogari për këto sabotime të njëpasnjëshme.

    Sipas Çitakut, sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare, transmeton Insajderi.

    “6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit” – shkruhej ndër të tjera në reagimin e Çitakut.

    Më poshtë reagimi i plotë:

    6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.

    Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.

    Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit.

    Kosova, por edhe shtete të tjera dimrin e kaluar u përballën me krizë energjetike. Por ky dimër është paralajmëruar më i vështirë sa i përket stabilitetit energjetik shkak i çrregullimeve të tregjeve ndërkombëtare./ Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark