×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pushtimi i Ukrainës që nga shtatori në kurrikulën mësimore në shkollat ​​ruse

    Insajderi
    13 August 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga viti i ri shkollor, nxënësve rusë tashmë do t’u mësohet “operacioni special ushtarak” në Ukrainë, siç Rusia e quan luftën që ka nisur ndaj Kievit zyrtar.

    “Perëndimi u fiksua me destabilizimin e situatës brenda Rusisë, fillimisht përgjatë kufijve të vendit. Për këtë arsye ata e mbështetën hapur Rusofobinë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Faza tjetër e planit të tyre ishte të tërhiqnin Rusinë në një seri konfliktesh dhe “revolucionesh”, të destabilizonin ekonominë e saj dhe të zëvendësonin autoritetet e saj me kukulla. Qëllimi përfundimtar ishte një sekret i përbashkët: të shpërbëhej Rusia dhe të fitonte kontrollin e burimeve të saj”, ky është një nga fragmentet e librit të historisë.

    Ky libër do të shpërndahet nga 1 shtatori nxënësve klasave të 10-ta dhe të 11-ta. Një nga autorët e librit është Vladimir Medinsky, ish-ministër i Kulturës i vendit. Kur lexojnë lajmet për luftën në Ukrainë, nxënësit këshillohen nga të “kenë kujdes”, pasi sipas tyre ata që janë kundër luftës, janë paguar apo kanë interesa të fshehura. /A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark