×
  • Showbiz
  • Show

    “Puthjet, lindja e fëmijës, xhelozia”, çifti Kiara- Luiz i përgjigjen pyetjeve të publikut

    Insajderi
    19 February 2024 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e djeshme Kiara dhe Luizi nëpërmjet Instagramit i janë përgjigjur pyetjeve të fansave.

    Atyre iu parashtruan pyetje të shumta por që kryesisht kishin të bëjnë me jetën e tyre të re dhe lindjen e vajzës.

    Në vijim janë disa prej tyre dhe përgjigjjet e çiftit:

    Të pyetur në lidhje me emrin që do t’i vendosin vajzës, Kiara thotë se nuk kanë menduar ende diçka përfundimtare.

    A keni menduar ndonjë emër për vajzën?

    Jo, në Pinterest rrijmë gjithë ditën dhe prapë nuk kemi gjetur diçka.

    A ka gjasa t’i bjerë të fikët Luizit gjatë procesit të lindjes apo e përballon?

    Luizi i përgjigjet me shaka duke i thënë:

    Do ta bëjë me operacion. Pse të më bjerë të fikët mua, ajo do të lindë, jo unë.

    Më duket se në Big të ka dashur më shumë Luizi se tani jashtë.

    Luizi e merr me sportivitet pyetjen e fansit dhe i përgjigjet kështu:

    Prandaj e lashë shtatzënë ngaqë nuk e dua.

    Një fans tjetër pyet nëse Luizi e puth akoma Kiarën çdo mëngjes si në Big Brother.

    A të puth si në BB çdo mëngjes?

    E puth unë tani. – përgjigjet Kiara.

    Kush e merr më shumë njëri-tjetrin në telefon kur jeni larg?

    Luizi thotë se është Kiara ajo e telefonon papushim:

    Jo më merr, por as banka s’më merrte aq shpesh sa kjo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark