×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Putin i shkruan Vuçiqit, e siguron se do ta mbështesë në çështjen me Kosovën

    Insajderi
    14 February 2023 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e shtetësisë së Serbisë, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka shkruar letër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku i ka shprehur “mbështetje” në pozicionin e Beogradit ndaj Kosovës, raporton Insajderi.

    “Ne mbështesim përpjekjet e juaja në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit tuaj dhe në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka shkruar Putin.

    Putin mes tjerash ka thënë se Federata Ruse e çmon “politikën e jashtme të balancuar të Beogradit” në kontekstin aktual gjeopolitik të ndryshuar rrënjësisht që nga agresioni rus në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

    “Jam i bindur se zhvillimi i mëtejmë i partneritetit strategjik serbo-rus i bashkëpërgjigjet plotësisht interesave të popujve tanë vëllazërorë”, ka shkruar mes tjerash ai.

    Kujtojmë se Presidentit të Serbisë, i ka shkruar letër edhe Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ku ky i fundit e ka mirëpritur vendimin e Beogradit për pranimin e planit amerikano-evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Insajderi/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark