×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin kërcënon Perëndimin: Nëse e furnizoni Ukrainën…..

    Insajderi
    13 June 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një konferencë me gazetarët dhe blogerët rusë të luftës, Presidenti rus Vladimir Putin hodhi dyshime se SHBA dhe Britania e Madhe po furnizojnë Kievin me armë që përmbajnë uranium të varfëruar.

    Duke thënë se Rusia është vendosur përballë këtij fakti, Putin kërcënoi hapur Kievin duke thënë se edhe Moska mund t’i përdorë këto predha nëse Ukraina bën të njëjtën gjë.

    Lajmi u bë i ditur nga agjencia Ria Novosti, me Putin që shtoi se konflikti në Ukrainë ka treguar se Rusisë i mungojnë lloje të ndryshme armatimi, veçanërisht “municione me precizion të lartë, dronë e kështu me radhë”.

    Ne i kemi ato, por jo të mjaftueshme“, specifikoi ai.

    Megjithatë, presidenti rus shtoi se në vitin e fundit Moska ka rritur prodhimin e armëve kryesore me 2.7 herë dhe ato më të kërkuara me dhjetë herë.

    Operacioni ushtarak special në Ukrainë ka zbuluar se në ushtrinë ruse ka gjeneralë të cilët kanë rezultuar të butë, joefektiv, ndërsa të tjerë që qëndronin në hije dëshmuan se janë shumë efektivë dhe të nevojshëm”, shtoi Putin.

    Ai paralajmëroi se Moska po mendon “të dalë nga marrëveshja e grurit, veçanërisht nëse korridori përdoret nga Ukraina për sulme me ndihmën e dronëve“.

    Kreu i Kremlinit shtoi se Rusia, “në rast të tërheqjes nga marrëveshja e grurit, do të jetë e gatshme të shpërndajë pa pagesë për vendet më të varfra grurin e Ukrainës“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark