×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin: Rusia do të parandalojë ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

    Insajderi
    15 December 2023 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Rusia do të parandalojë çdo ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e ardhshme.”Kështu u shpreh presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, shkruan Tass.

    “Çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë do të ndalet dhe do të shtypet, në përputhje me ligjin rus. Ne do të mbrojmë lirinë e popullit tonë, sovranitetin e tyre dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre. Populli dhe vetëm populli i Rusisë janë burimi i vetëm i pushtetit në vendin tonë”, tha Putin në një takim me liderët e partive në dhomën e ulët të Dumës së Shtetit.

    Ai shtoi se fushata parazgjedhore duhet të jetë konkurruese dhe zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe legjitime, duke respektuar procedurat demokratike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark