×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Putin shpreh përsëri mbështetje ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës

    Insajderi
    14 February 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus, Vladimir Putin i ka ofruar përkrahje homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq rreth çështjes së Kosovës.

    Këtë mbështetje, kreu i shtetit rus ia ofroi Vuçiqit përmes një letre urimi për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

    “Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme të ndjekur nga Beogradi në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare. Ne mbështesim përpjekjet tuaja që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, thuhet në letër, bën të ditur presidenca serbe.

    “Jam i bindur se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e kombeve tona vëllazërore”, shtoi Putin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark