Bëni paqe me faktin se s’do ta njihni kurrë tërësisht partnerin. Madje, është një nga gjërat e bukura të të qenit në një marrëdhënie: ti dhe ai/ajo do të surprizoni vazhdimisht njëri-tjetrin.
Sidoqoftë, janë disa gjëra bazike që duhen folur para se të ngrini një jetë bashkë. Shumica e pyetjeve në vijim vlejnë edhe për çiftet që duan të martohen, edhe për çiftet që duan ta marrin më seriozisht lidhjen e tyre.
Nga një faqe forumi në Reddit që përmbledh pikërisht pyetje të kësaj natyre, kemi përpiluar listën e mëposhme.
1. A do fëmijë?
2. Kush do të gatuajë dhe kush do të kujdeset për shtëpinë?
3. Sa borxhe ke, nëse ke?
4. Për sa kohë vetëm ke nevojë?
5. Çfarë konsideron tradhti?
6. Ç’mendon për divorcin?
7. Si do ta ndryshojë martesa marrëdhënien tonë?/anabelmagazine.com