×
  • Lajme
  • Insajderi

    PZAP dënon partitë politike edhe me 21,100 euro për shkelje në fushatë

    Insajderi
    12 February 2021 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 21,100 euro disa parti politike për shkelje në fushatën zgjedhore.

    AAK-së  i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 1,500, PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 9,200 euro, LDK-së  i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 2,000 euro, LVV i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 7,200 euro, Lista Srpska i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 1,200 euro, njofton Klan Kosova.

    Drejtoria e Inspeksionit Drenas, ka paraqitur tri ankesa, një ankesë kundër AAK, një ankesë kundër PDK dhe një ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV).

    Lëvizjes Vetëvendosje!, ka paraqitur tri ankesa, një ankesë kundër AAK, një ankesë kundër PDK dhe një ankesë kundër Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ).

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur një ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje!

    Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ), ka paraqitur një ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje!

    Za Slobodu, Pravdu i Opstanak, ka paraqitur një ankesë kundër Lista Serpska.

    Prej nëntë ankesave të shqyrtuara PZAP-i ka marrë vendim që shtatë ankesa t’i pranojë të bazuara, një ankesë e ka refuzuar të pabazuar dhe një ankesë e ka hedhur të palejuar.

    Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

    Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore

    Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

    Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës

    Vendosja e posterave ne rruge publike

    Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

    Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

    Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

    Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

    Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

    Vendosja e shiritave të kuq në  rrugë

    Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

    Vendosja e posterave në objekte publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark