×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Që munden më i shit në treg të zi”, Olluri ironizon me deklaratën e Kurtit ndaj NJSI

    Insajderi
    01 November 2023 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti sot reagoi pasi Njësisa Speciale Intervenuese (NjSI) ka protestuar këtë të mërkurë para Qeverisë së Kosovës.

    Ai në përpjekje për të mbrojtur vetën tha se “Secili pjesëtar i NJSI ka pajisje në vlere prej afër 10 mijë euro”.

    Kjo deklaratë e të parit të vendit nxiti reagimin e analisti politik, Parim Olluri, i cili ka ironizuar, duke shtruar pyetjen se çka të bëjnë policët me këto pajisje.

    “Çka ka dashtë me thane me këtë? Që munden më i shit në treg të zi, nëse mbesin unët për bukë a? Të shtetit janë ato pajisje. Tash atyne që e kanë dronin “Bayraktar” nën përgjegjësi mos më ju qitë rroge hiç a?”, ka shkruar Olluri në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark