×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Që nga fillimi nuk ka ekzistuar asnjë provë që e lidh Naserin me këtë rast”, avokati i të dyshuarit flet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

    Insajderi
    07 April 2023 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati i të dyshuarit, Naser Pajaziti në një intervistë në Prime Time në Kanal10 ka thënë se rasti i vrasjes së Donjeta Pajazitit nga fillimi nuk është hetuar si duhet pasi që ka qenë vetëm një pistë që është ndjekur, ajo e klientit të tij.

    Sipas edhe përfundimi i procesit gjygjësor ka shkuar si duhet pasi që i dyshuari Naseri Pajaziti në fillim është shpallur i pafajshëm por me presion nga jashtë, ai shpallet fajtor.

    “Që nga fillimi nuk ka ekzistuar asnjë provë, presioni publik e bëri të vetën dhe ai u dënua. Nuk ka as dëshmitarë as provë materiale që e lidhin Naserin me këtë rast”, tha Tahiri.

    Ai ka thënë se kanë shkuar edhe në FBI fijet e flokut të gjetura në veturën e Naserit dhe kanë dalë që nuk janë të Donjetës kurse kamerat kanë shku në Turqi dhe ka dalë që Donjeta nuk ka hipur në veturën e Naserit.

    “Pretendimet që Donjeta ka hipur në veturën e Naserit kanë qenë të gabuara”, tha Tahiri.

    Ai i ka quajtur të panevojshme gjithë ato procedura, gjykime e rigjykime ndaj klientit të tij.

    Gjithashtu ai tregon edhe për fillimet e dyshimeve të para rreth këtij rasti.

    Tahiraj tha se kryeplaku i fshatit të të ndjerës Donjetës, i cili kishte bërë deklarime të ndryshime si dëshmitarë i këtij rasti, përmes ekspertizës grafologjike te kamerave të sigurisë ishte zbuluar se kishte dërguar letra përmes një poste duke e akuzuar Naser Pajazitaj për vrasjen e saj.

    Ai po ashtu tha se gjatë një përballje në një seancë gjyqësore, kryeplaku i kishte thënë nënës së Donjetës “mos hy më thellë, se del n’gjeti”, shkruan Gazeta10.

    “Emri s’më kujtohet. I njëjti ka qenë dëshmitar e kësaj çështje penale. Ai ka bërë disa deklarime të ndryshime. I njëjti është vërtetuar me ekspertizë grafologjike dhe me kamera të sigurisë në Postën e Deçanit apo të Pejës, është vërtetuar nga blerja e pullave postare, që kishte shkruar katër letra duke e akuzuar Naserin për këtë vepër. Mirëpo çuditërsisht Prokuroria e dënon këtë person vetëm për deklarim të rremë jo për ndonjë vepër, siç mund të ishte pengimi i hetimeve. I njëjti ka kaluar me 200 euro gjobë.”, deklaroi Tahiraj në Prime Time.

    Tutje avokati Tahiraj thotë se për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj janë eleminuar të gjitha pistat e dyshimeve dhe janë drejtuar vetëm tek klienti i tij, Naser Pajazitaj.

    “Ky rast është nisë mrapsht. Vetëm në drejtim të Naserit. Janë eleminuar të gjitha pistat e dyshimit. Në një proces gjyqësor gjatë marrjes së pyetjes së këtij njeriu, nga nëna e Donjeta Pajazitaj përplasen mes kryeplakun e fshatit e i thonë: Mos hi ma fell se del në gjeti.”, tha ai.

    Avokati Tahiri në fund tha se rasti ka përfunduar sepse nuk ka asnjë provë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark