×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qejf kurrë s’kam pas, se me këto këngëtaret e estradës gjitha të zezat bëhen” – babai i Triumf Rizës flet për raportin e djalit me Adelina Ismailin

    Insajderi
    03 August 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefqet Riza babai i policit Triumf Riza, i cili u vra në vitin 2007, ka folur edhe për lidhjen e djalit të tij me këngëtaren Adelina Ismaili.

    Riza tha se nuk beson që këngëtarja ka qenë shkaku i përplasjes mes Triumf Rizës dhe Enver Sekiraqës.

    Ai tregoi se personalisht nuk i ka pëlqyer lidhja e Triumfit me këngëtaren Adelina Ismaili.

    “Unë besoj që nuk ka qenë shkaku i përplasjes. Triumfi e ka pasur shoqe të shkollës, edhe ajo i është ofruar Triumfit, se çfarë derti ka me Sekiraqën. Triumfi i ka thënë paraqitë rastin në polici edhe tjetër s’ka. Lidhje i ka pas Triumfi me të, s’i kam përzi askujt në çështje të dashurisë, pa marrë parasysh a kam pas qejf unë jo. Të them të vërtetën qejf kurrë s’kam pas, sepse me këto këngëtaret e estradës gjitha të zezat bëhen, hiç qejf s’kam pas”, tha ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

    Triumf Riza u vra në vitin 2007. Për vrasje u dënua me 35 vjet burgim Arben Berisha, derisa për involvim në këtë vrasje rasti i Enver Sekiraqës është kthyer në rigjykim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark