×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Qendra Kulturore e Kosovës në Paris shpall thirrje për rezidencë në fushën e muzeologjisë në Francë

    Insajderi
    29 August 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra Kulturore e Kosovës në Paris dhe “Cite international des arts” po nisin një program të ri të rezidencës për shtetasit e Kosovës, profesionistë dhe studiues në fushat e muzeologjisë, muzeografisë dhe kuratorë të ekspozitave.

    Programi ofron qëndrim tre mujor në Cité internationale des arts, nga 4 janari deri më 27 mars 2024, dhe mbështetet nga Ambasada e Kosovës në Paris dhe Ambasada e Francës në Prishtinë.

    Të interesuarit në fushën e muzeologjisë mund të aplikojnë në këtë thirrje deri më datën 23 shtatot, 2023, në faqen:

    https://www.citedesartsparis.net/en/2024-residency-programme-for-curators-from-kosovo

    Kjo rezidencë mbështetet nga Ambasada e Kosovës në Paris dhe Ambasada e Francës në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark