×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qendra për trajtimin e qenve endacak- Komuna shpalos detaje se sa i kushtoi projekti

    Insajderi
    14 November 2022 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i madh i qenve endacak në rrugët e kryeqytetit shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka pasur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë. Ndërsa në Prishtinë ka filluar ndërtimi i Qendrës për trajtimin e kafshëve në Prishtinë. Ky projekt komunës i ka kushtuar mbi 200 mijë euro.

    Punimet për ndërtimin e kësaj qendre në fshatin Hajvali pritet të përfundojnë në muajin e ardhshëm. Ky projekt si plan e ka trajtimin për qentë endacakë në territorin e Kryeqytetit. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, Habib Qorri nga Drejtoria për Shërbime publike të kryeqytetit.

    Me këtë projekt është paraparë të trajtohen qentë endacakë në territorin e Kryeqytetit, mirëpo Komuna e Prishtinës ka kontaktuar edhe me komunat fqinje regjionale për bashkëpunim, në mënyrë qe ky problem të trajtohet edhe me gjerë jo vetëm në territorin e Prishtinës. Tani ne jemi duke u ballafaquar me numër të madh të qenve endacakë, prandaj jemi të angazhuar maksimalisht që të bëjmë trajtimin e sa me shumë qenve endacakë në Kryeqytet“, tha ai për Insajderin.

    Sipas Udhëheqësit të sektorit për shërbime publike ky projekt do të përfundoj në dhjetor dhe se trajtimi i qenve endacak do të kryhet sipas normave.

    Projekti është kontraktuar në vlerë 240,000€. Punimet me Plan Dinamik është planifikuar dhe janë bërë përgatitjet të përfundojnë në Dhjetor të këtij viti.Qendra është e projektuar sipas standardeve, po ashtu edhe procesi i trajtimit do të kryhet sipas normave të parapara me ligj dhe udhëzimet administrative“, shtoi më tej Qorri.

    Ai tha se për këtë projekt janë planifikuar rreth 20 ari sipërfaqe, objekti është me elementet e nevojshme për trajtimin e qenve endacak, duke përfshirë këtu edhe boksat.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kishte thënë se për herë të parë në Kosovë do të ndërtohet një qendër e tillë.

    “Për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë. Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet”, kishte thënë kryetari Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark