×
  • Sport
  • Sport

    Qëndrim Zyba i jep sinjale Glihas pas fitores së Ballkanit kundër Dinamo Zagreb: T’i kthejnë sytë nga ne, jo vetëm nga ligat jashtë

    Insajderi
    05 October 2023 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qëndrim Zyba ishte një ndër më të dalluarit në fushë në duelin Ballkani-Dinamo Zagreb, që u fitua 2-0 nga kampionët dardanë. Mesfushori komentoi triumfin e parë në grupet e Conference League, teksa preku edhe tema të tjera për SuperSport.

    Ndihem i emocionuar, sepse është një histori. Po bëjmë dita ditës më mirë në garat europiane. Nuk kam fjalë të përshkruaj emocionin që kam tani. Ndihem shumë i lumtur edhe me skuadrën, sepse kemi lojtarë me karakter shumë të fortë. Dhe potencial shumë të madh, që secili mund të arrijë në majat e futbollit.

    Asisti për golin e Kryeziut? E pashë që Kryeziu priste t’ia hidhja topin. Ai bëri lëvizjen shumë mirë, e pashë. Ai ka një shpejtësi të jashtëzakonshme. Bëhet e mundshme t’ia japësh atë pasim që e konkretizoi me gol. Ishte shumë e mirë për ne, sepse ikëm në avantazh në pjesën e parë. Ekipi kundërshtar kishte presion për të kthyer avantazhin, dhe i ndëshkuam përsëri.

    Kosova? Jo, nuk e di për ftesën. Unë bëj punën time, shpresoj dhe pres të marr ndonjë ftesë. Sepse edhe ne që jemi këtu në Kosovë, po bëjmë histori dhe po fitojmë ndeshje. T’i kthejnë sytë nga ne, jo vetëm nga ligat jashtë, sepse edhe ne po e prezantojmë mjaft mirë futbollin e Kosovës. Si sot që mundëm 2-0 Dinamon e Zagrebit.

    Patjetër që do të ishte plus nëse vesh fanellën e Kosovës, sepse të ndihmon edhe të bësh hap më të madh në karrierë. Është privilegj dhe krenari. E kam ëndërruar që nga fëmijëria që një ditë ta përfaqësoj shtetin tim”, u shpreh 22-vjeçari nga Theranda.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark