×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeni i racës “Pitbull” sulmoi qytetarin në Prishtinë, policia jep detajet

    Insajderi
    26 September 2022 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme, Gazeta Insajderi raportoi se një qytetar i Prishtinës u sulmua nga një qen i racës “Pitbull” që kishte qenë pa maskë.

    Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima mashkull kishte pranuar tretman mjekësor, pasi që i njëjti ishte sulmuar-kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër kosovare.

    E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Raporti i Policisë:

    SHKATIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

    Rr. UÇK-së, Prishtinë, 25.09.2022-123:00.  Raportohet se viktima mashkull  kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar-kafshuar nga  qeni i të dyshuarës femër kosovare.   E dyshuara është intervistuar  dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Derisa, nga pamjet që publikoi Gazeta Insajderi shihet se qeni i racës “Pitbull” kishte qenë pa maskë dhe kishte sulmuar në dorë një qytetarë të moshës më të shtyer.

    Pamjet:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark