×
  • Lajme
  • Lajme

    Qentë endacak sulmuan 23 vjeçaren, reagon deputetja Hoxha: Edhe sa? Komuna e Prishtinës?

    Insajderi
    20 December 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Eliza Hoxha ka reaguar pas situatës alarmuese me qentë endacak në Komunën e Prishtinës.

    Edhe  sa njerëz duhet me u sulmu e kafshu nga qentë endacak që me kuptu seriozitetin e situatës?”, ka shkrua Hoxha pas një rasti që është bërë publik nga Insajderi të një 23 vjeçareje që është sulmuar të dielën nga qentë endacak dhe është lënduar rëndë.

    “Edhe sa?” shkruan Hoxha duke kërkuar llogari nga Komuna e Prishtinës dhe duke thirrur zërin që të mbrohen edhe të drejtat e njeriut.

    VIDEO:

    Reagimi i plotë:

    Edhe  sa njerëz duhet me u sulmu e kafshu nga qentë endacak që me kuptu seriozitetin e situatës?

    Edhe sa?

    Si dikush që e ka përjetuar këtë ndjesi, e kuptoj saktësisht ndjenjën e kësaj vajze por ajo çka po ndodhë poashtu është se qentë kanë fillu me na e ndryshu paternën e lëvizjes në qytet.

    Siguria publike është e drejtë elementare njerëzore dhe me gjithë dashninë e  respektin për të drejtat e kafshëve duhet me i mbrojtë edhe të drejtat e njeriut fillimisht.

    Komuna e Prishtinës???

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark