×
  • Lajme
  • Lajme

    Qentë endacakë kafshojnë për vdekje gazetarin serb në Beograd

    Insajderi
    05 January 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari, analisti mediatik dhe njëri nga themeluesit e Grupit Prodhues “Mrezha”, Vladan Radosavleviq (62) vdiq tragjikisht, ndërsa gruaja e tij Olga (58) u plagos rëndë pasi mbrëmë në malin Kosmaj në afërsi të Beogradit u sulmuan nga qentë endacakë, ka konfirmuar për “FoNet”, drejtoresha e “PG Mrezha”, Lila Radonjiq.

    Radosavleviq është sulmuar nga një tufë qensh endacakë në afërsi të vilës së tij në Kosmaj, ndërsa gruaja e tij Olga, të cilën e thirri për ndihmë, është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Emergjente.

    Siç mëson agjencia serbe e lajmeve “FoNet”, ajo – duke marrë parasysh rrethanat, llojin dhe natyrën e lëndimeve – do të transferohet nga Qendra Emergjente në Klinikën Infektive për vëzhgim të mëtejshëm.

    MPB-ja pa dhënë detaje të tjera konfirmoi se në sulmin në Kosmaj ka mbetur i vrarë një 62-vjeçar dhe se bashkëshortja e tij është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.

    Radosavleviq ishte gazetar i ish-Studio B dhe drejtor i programit NTV Studio B. Ai është një nga themeluesit e Grupit të Produksionit “Mrezha”, dhe një kohë ishte edhe drejtor i Qendrës Mediale.

    Ndërkaq, gruaja që ushqeu qentë që kafshuan deri në vdekje gazetarin dhe analistin Radosavljeviq deklaroi se pronari i kafshëve është në burg duke vuajtur dënimin dhe se një grua, e cila aktualisht ndodhet në Francë, ishte punësuar për të ushqyer qentë, ka raportuar “Blic”.

    Mesa duket, në afërsi të vendit të ngjarjes së djeshme jeton një e moshuar që ushqen herë pas here qentë.

    Shkaku i vdekjes së Vladan Radosavleviqit do të përcaktohet në autopsi. Supozohet se qentë e kanë kafshuar dhe i kanë prerë një arterie në këmbë dhe për pasojë ka derdhur shumë gjak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark