×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qentë’ le të lehin, karvani ecën”, Opozita e quan skandaloze thënien e përdorur nga shefi i kabinetit të Ahmetit

    Insajderi
    22 December 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Qentë” le të lehin, karvani ecën”, ishte thënia e shefit të kabinetit të kryetarit të Lipjanit, që u cilësua si deklaratë skandaloze duke ngjallur reagime te opozita dhe qytetarët në këtë komunë.

    Avni Jashari, shef i kabinetit të kryetarit në komunën e Lipjanit, me datën 12 dhjetor kishte bërë një postim duke treguar punët dhe projektet e realizuara në komunën e Lipjanit.

    Por, Jashari këtij postimi ia bashkangjiti edhe një thënie, që nuk u prit mirë nga opozita.

    “Qentë” le të lehin, karvani ecën”, kishte shkruar shefi i kabinetit të Imri Ahmetit.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari e cilësoj si deklaratë skandaloze dhe të pa pranueshme nga shefi i kabinetit të kryetarit.

    “Ka qenë skandaloze të quhen qen qytetarët të cilët nuk kanë bindje te njëjtë politike. Dhe nga kush nga një person i cili paguhet nga taksat tona, pra kushdo që ka një kritik ose nuk pajtohet me këtë pushtet ballafaqohet me këso reagime, deklaratë e ulët, skandaloze dhe e pa pranueshme nga shefi i kabinetit të kryetarit”, tha ai për Insajderim.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Avni Jasharin, shef i kabinetit të kryetarit në komunën e Lipjanit i cili tha se në raste të caktuara e ka përdorur më shumë se një herë këtë frazë.

    “Nëse i referoheni thënies që kam postuar dua të ju kujtoj se kjo thënie është autorsi e profetit Muhamed dhe ata që më njohin e dinë që në raste të caktuara e kam përdor më shumë se një here të njëjtën frazë”.

    Tutje ai tha se thënia ka të bëjë me punët e mira në Lipjan.

    Unë këtë postim e kam shoqëruar me disa fotografi të punëve dhe projekteve që ka realizuar e po realizon komuna e Lipjanit. Ata që i kuptojnë thonjëzat e din për çka vendosen dhe tani nuk dua ta luaj profesorin… dmth thënia ka të bëjë me punët e mira që shihen dhe preken nga çdo qytetarë i komunës sonë”, theksoi Jashari.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin, se si e komenton këtë deklaratë të shefit të kabinetit të tij, por i njëjti deri në publikimin e këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark