×
  • Sport
  • Sport

    Qeqa Krelani: Kurdisjet që janë publikuar janë njollë për vendin tonë

    Insajderi
    05 March 2023 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, gazetarja Qeqa Krelani ka diskutuar për zhvillimet e fundit për “skandalin e kurdisjeve” që po hetohet klubi futbollistik Llapi.

    Ajo tha se “kurdisjet që janë publiku janë një njollë për vendin tonë. Sepse, janë informu të gjitha bastoret evropiane që punojnë me licnsë shtetërore. Janë njoftu organiztat ndërkombëtare sportive dhe agjencitë policore transnacionale”.

    Krelani po ashtu shtoi se “çdo klub që bën kurdisje njoftohet nga kjo bastore, në këto vende që i përmenda. Ky sistem duhet me kalu në një filter të qartë të transparencës dhe verifikimit, sepse në fund viktimë janë futbollistët”.

    Gazetarja në fjalë gjithashtu përmendi se gazetarët që kanë raportuar për këto “skandale” kanë një CV të pasur në raste të tilla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark