×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qesharake dhe e dhimbshme njëkohësisht – Dështon lëshimi i fishekzjarrëve në Turqi

    Insajderi
    01 January 2024 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ndërrimin e mot-moteve edhe në Turqi ishte organizuar lëshimi i fishekzjarrëve kur ora do të shënonte 00:00, 1 janar të 2024-ës, shkruan Insajderi.

    Por jo gjithçka shkoi mirë, nga pamjet që janë bërë viral në “Tik-Tok”, shihet se ka dështuar lëshimi i fishekzjarrëve në Stamboll pranë urës së “Bosforit”.

    Në pamje shihen një numër i madh i njerëzve që po prisnin momentin magjik por që fatkeqësisht ‘magjia’ nuk ndodhi. Në vend se qielli të merrte ngjyra të llojllojshme, lartë nuk u pa asgjë, dëgjoheshin vetëm disa zhurma të turmës që kishin kapur telefonat për të filmuar momentin.

    “Istanbul 2024 firework fail”, thuhet në videon që ka marrë mijëra shikime.

    @klash146 #istanbul #istanbulfireworks #istanbulfireworks2024 #fireworks #turkey ♬ sunet original – Klash

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark